Ngjyra e zezë na bën të dukemi të sigurta, joshëse dhe më inteligjente! NULL NULL 26.02.2020 18:00 26.02.2020 18:00 Nëse e vishni shumë ngjyrën e zezë për t’u dukur elegante, duhet të dini se përfitimet që marrim nga kjo ngjyrë, s’mbarojnë me kaq. Ngjyra e vetme që na tregon më inteligjente, më të mira dhe më seksi! Studime dhe sondazhe të shumta, kanë arritur në përfundimin se ngjyra e zezë lidhet me inteligjencën e njeriut. Ekspertët pyetën të pranishmit në studim dhe i kërkuan se cila prej ngjyrave lidhej me një cilësi të caktuar të karakterit, sipas perceptimit të tyre. Shumica prej tyre zgjodhë ngjyrën e zezë dhe e lidhën me inteligjencën, besimin dhe joshjen. Interesant rezultoi fakti se ngjyra rozë mori një konotacion negativ. Vetëm 5% e njerëzve thanë se njerëzit e zgjuar vishen me rozë. Përkrah të zezës, që kryesonte, ata listuan ngjyrën kaltër, të bardhën dhe jeshilen si ngjyra që i perceptonin si më inteligjente. Të gjithë ishin në një mendje se e zeza është ngjyra perfekte për të bërë përshtypjen e parë. 66% e grave që morën pjesë në studimin “Perceptimi i ngjyrave” thanë se tërhiqen më shumë nga meshkujt që vishen me të zezë, ndërsa 48% e burrave u shprehën se i duken më joshëse femrat e veshura me këtë ngjyrë. Portokallia dhe e verdha, nuk perceptoheshin si ngjyra që të ngjallnin besim. E kuqja dhe e zeza, konsiderohen si ngjyrat më seksi, por ngjyra e zezë përfaqëson cilësi “më pozitive” dhe nuk ngjall asnjë ndjesi të pakëndshme tek njerëzit. Njerëzit kanë tendencën të besojnë se një njeri i veshur me të zeza është më i mirë se dikush që ka veshur një ngjyrë tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025