23:15, 15 Maj 2019

Gjakderdhja e pakontrolluar gjatë operacionit mund të shkaktojë vdekjen.

Por çka në qoftë se, në vend të qepjeve të ngadalta kirurgjike, mund të ngjitni një plagë shpejtë me ngjitës?

Një “bio-ngjitës” i ri – një xhel ngjitës eksperimental që aktivizohet nga një dritë – është testuar për ndalimin e gjakderdhjes të presionit të lartë në zemrat e derrave.

Kërkime të tjera që konfirmojnë sigurinë e këtij produkti nevojiten përpara se eksperimentet të fillojnë tek njerëzit, sipas autorëve të një studimi të botuar në revistën Nature Communications.

Në të gjithë globin, më shumë se 234 milionë operacione bëhen çdo vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Operacionet kirurgjikale janë veçanërisht të vështira kur merren me vena të sëmura, të dëmtuara ose të vogla të gjakut, sipas autorëve të studimit. Produktet kirurgjikale ekzistuese, të tilla si Fibrin Glue dhe Surgiflo, kanë qenë efektive në ndalimin e gjakderdhjes gjatë operacioneve, por ato marrin disa minuta për t’u vendosur dhe në disa raste kërkojnë qepje shtesë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë