Ngjarje e rëndë në familjen kosovare në Zvicër, burri dyshohet se vrau gruan NULL NULL 27.05.2023 22:45 27.05.2023 22:45 Një 37-vjeçare kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey VD të Zvicrës, të premten, ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Të premten, sipas mediumit Blick, shtetasi kosovar, 42 vjeç, është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës, i cili pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey. Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, ku e gjeti viktimën, e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv Viktima ishte nënë e katër fëmijëve. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e mundshme në mënyrë që çuan në kryerjen e krimit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 5 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë