13:38, 2 Qershor 2020

Pas ngjarjes tragjike në Minierën e Artanës, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka shprehur gatishmërinë për ndihmë.

“Me rastin e tragjedisë në Novobërdë shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin me Kryetarin Sveta Jovanoviq dhe familjet që kanë humbur tragjikisht dy anëtarët. Unë dhe Gjilani jemi me Ju. Çkado që duhet jemi në dispozicionin tuaj”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Një minator dhe një inxhiner kanë mbetur të vdekur pas shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë