Lajmet e fundit

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, ku gjatë ditës së sotme, një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete.
Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj kanë bërë të ditur se babai i 27-vjeçarit, dyshohet se ka kryer veprën.
Fillimisht, policia kishte hapur rastin si “Hetim i vdekjes”, kurse tash dyshohet për veprën penale të vrajes së rëndë.
I moshuari, rreth moshës 65-vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës. /Klankosova.tv