Ngërçi në Kuvend: Deputetët kërkojnë involvimin e presidents (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 20:28 29.06.2025 20:28 Dokumenti që e pritën për t’ua hapur rrugën, u shndërrua në bllokadë të re. Për ta gjetur zgjidhjen që nuk e solli as Gjykata Kushtetuese, po kërkohet që skena t’i lihet presidentes, Vjosa Osmani në mënyrë që Kuvendi të zhbllokohet. Bekë Berisha i AAK-së nuk ka shpresa tek presidentja, por ka një zgjidhje tjetër në mendje. Një nga deputetet gra të Vetëvendosjes, për të cilën votë pro thonë të kenë edhe partitë tjera, thotë se nuk e di nëse emri i saj mund ta pasoj atë të Albulena Haxhiut, nëse vjen puna që kjo të tërhiqet siç u zotua nëse dështon edhe në votim të fshehur. Por, veç një zgjidhje e shohin në NISMA, atë të marrëveshjes politike e të takimeve, për çka tha se ranë në fjalë të tyre liderët tjerë, kur të shtunën i shkuan Albin Kurtit në takim. Derisa brenda deputetët e betuar nuk po mund të merren vesh, jashtë parlamentit, Fatmir Bytyqi që nuk arriti të bëhet ligjvënës ani se qe kandidat i pavarur, protestoi simbolikisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025