Ngec transferimi i Xhakës te Leverkuseni, Bayerni dhe Dortmundi hyjnë në garë NULL NULL 02.06.2023 21:07 02.06.2023 21:07 Granit Xhaka si duket nuk do të transferohet te Bayer Leverkuseni, ani se u tha se gjithçka është e kryer. Është tjetri klub gjerman, Bayern Munichi që ka ndërhyrë dhe e do transferimin e Xhakës. Për lojtarin me preardhje nga Kosova, ka shprehur interesim edhe Borussia Dortmundi që si duket do të hyjë gjithashtu në garë. Xhaka, ishte ndër lojtarët më të dalluar të Arsenalit këtë sezon, duke dhënë një kontribut të madh për rikthimin e klubit londinez në Ligën e Kampionëve, pas një periudhe të gjatë. Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano para disa jave ka raportuar se Xhaka do të transferohet te Leverkuseni për rreth 15 milionë euro. Por kjo marrëveshje për momentin ka ngecur dhe mbetet për t’u parë nëse do zgjidhet. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 2 days