Ngec strategjia madhore e Kosovës për Drejtësi Tradicionale (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 20.05.2023 20:34 nga Qendresa Tershana 20.05.2023 20:34 Gati dy vjet më parë, filluan hartimin e dokumentit 61 faqesh. Krejt çka shkruan në draft-Strategjinë për Drejtësi Tradicionale, Ministria e Drejtësisë e vuri në diskutim publik, raporton Klan Kosova. Një shkresë me vërejtje e sugjerime, për strategjinë që synon realizimin e të drejtave të viktimave të luftës për gjetjen e së vërtetës, kompensimin e tyre e ndjekjen penale të të dyshuarve, mund t’u shkoj nga një organizatë që merret me krejt këto çështje. Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha se diçka të tillë do të bëjnë ditët në vijim, derisa shtoi se një strategji e tillë i duhet me patjetër Kosovës. Për një ish-sekretar të Ministrisë së Drejtësisë, një pikë e këtij dokumenti, ku përfshihet identifikimi i dëmeve të luftës, ka goxha rëndësi. Ky shpreson që ky dokument nuk do të ketë fatin e iniciativave të ngjashme që u nisën më parë, por që nuk funksionuan. Organizatat e shoqërisë civile e qytetarët kanë kohë deri më 2 qershor që të dërgojnë komentet e tyre për Strategjinë, të cilat do të adresohen në Grupin Punues. Pastaj drafti i plotësuar do të miratohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe i njëjti procedohet për miratim edhe në Qeveri. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.