Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngarkesa shtetërore: Tatimi për pronë bujqësore “mbyt” agrarët

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 23.10.2024 20:12

Barrës për blerjen e plehrave e farës për të mbjellat e vjeshtës në fushë, sivjet iu shtua edhe një.

Bujqit kosovarë nisur nga ky vit do të paguajnë tatim për tokën bujqësore në bazë të Ligjit për Tatim në Pronën e Paluajtshme, i cili u ndryshua në Kuvend në gusht të vitit 2023, raporton Klan Kosova.

Diçka e tillë nuk ishte në ligjin paraprak, e bujku Valon Vehapi nga Lipjani ankohet se këtë nuk mund ta përballojë.

Ngarkesa rritet për Vehapin, pasi ky ka mbi 140 hektarë tokë, një pjesë e huazon e ngarkohet edhe për të nga 70 e deri në 300 euro për hektar, varësisht lokacionit të parcelës.

Ligjin janë obliguar ta zbatojnë komunat, e fajin për këtë rëndesë të fermerëve siç vlerëson opozita, e ka qeveria. Pos që demotivon prodhuesit, e ndikon që tokat të mbesin djerrina, Naim Ismajli si koordinator për Bujqësi në PDK, kritikon ministrin e Bujqësisë që po hesht.

Nga kabineti i Faton Pecit, i thanë Klanit se në shkurt të këtij viti kanë pasur takime me zyrtarët e Ministrisë së Financave, ku janë njoftuar se për sivjet janë faturuar edhe tokat bujqësore për tatim, por se i kanë sugjeruar që në të ardhmen të tatohen vetëm tokat bujqësore të papunuara.

Dikasteri i financave ka heshtur në pyetjet e televizionit nëse parashihet ndryshim të politikave tatimore. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme