Ngadalësohet ngritja e çmimeve në Britani të Madhe NULL NULL 15.02.2023 14:21 15.02.2023 14:21 Çmimet e vajit të ullirit, sheqerit dhe qumështit me pak yndyrë janë rritur, derisa çmimet e ushqimit vazhdojnë ta fryjnë inflacionin në Britani të Madhe. Çmimet e të mirave ushqimore janë rritur mbi 40 përqind deri në janar, thonë të dhënat zyrtare, derisa shkalla e inflacionit mbetet në nivelin më të lartë në 45 vjetët e fundit, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Pavarësisht të gjithave në muajin e kaluar shkalla e inflacionit ra për 10.1 përqind nga 10.5 sa ishte në dhjetor. Dhe këtu kryesisht ka ndikuar rënia e çmimit të derivative dhe e të ngrënit jashtë. Në rastin e tanishëm nuk nënkuptohet se çmimet e të mirave janë duke rënë, por që vetëm ato janë duke u rritur më ngadalë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.