Lajmet e fundit

Shfaqja “Nga Zero” do të prezantohet sot nga ora 14:30 në Klubin Teatror, në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Kjo shfaqje vjen si një reflektim i thellë mbi zgjedhjet që formësojnë jetën tonë, duke trajtuar sfidat, paragjykimet dhe presionet sociale me të cilat përballen të rinjtë në momentet kyçe të jetës.
“Nga Zero” eksploron mundësinë e një fillimi të ri, aty ku individi përballet me vetveten dhe merr vendimin për të ndryshuar drejtimin e jetës. Pa e rrëfyer historinë në mënyrë lineare, shfaqja ngre pyetje mbi përgjegjësinë personale, ndikimin e rrethit dhe fuqinë transformuese të reflektimit, duke e vendosur theksin tek momenti kur njeriu vendos të mos jetë më produkt i rrethanave, por autor i së ardhmes së tij./Klankosova.tv.