Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Svarqa kërkojnë t’fasadojë objektet

NULL NULL
27.04.2015 16:10

Forumi Politik i të Rinjve u ka kërkuar institucioneve të pushtetit lokal në Ferizaj që të gjejnë mjete për meremetimin dhe fasadimin e objekteve publike të banimit kolektiv.

Sipas tyre duhet të angazhohet një kompani private apo të krijoj ndërmarrjen për mirëmbajtje banesore.

Drejtues të këtij formacioni këtë kërkesë e kanë arsyetuar me faktin se këto objekte në këtë gjendje paraqesin rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

FPR-ja i kujton pushtetit rastet kur pjesë të fasadave dhe ballkoneve kanë qenë rrezik potencial për kalimtarët e rastit.

Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Faik Grainca, ka thënë për Kosovapress se komuna e Ferizajt në vazhdimësi ka pasur ide për fasadimin e këtyre ndërtesave, por në mungesë të mjeteve financiare dhe për shkak të nevojave tjera, ky projekt është shtyrë deri në rishikim të buxhetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.