Nga sot udhëtimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë është falas NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Nga sot udhëtimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë është falas. Këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili ka thënë se udhëtimi me transport publik do të jetë pa pagesë gjatë gjithë muajit dhjetor. “Kemi vendosur që muajin dhjetor i gjithë Transporti Publik në Prishtinë të jetë falas. Kjo do të na kushtojë një pjesë të buxhetit por mendojmë se ja vlen. Një anë e mirë e Covidit janë maskat që do të na mbrojnë edhe më shumë nga maskat. Ndërsa apeli kryesor është i mos përdorimit të panevojshëm të veturave”. Ai ka thënë se arsyeja kryesore për këtë vendim është që të nxiten qytetarët që ta përdorin më shumë transportin publik e më pak veturat, sidomos tani kur fillon edhe ndotja e ajrit. “Prej dhjetorit fillon të rritet ndotja e cila i ka disa shkaqe. Çdo vit e potencojmë se për njërën pjesë nuk mund të bëjmë asgjë e ajo është pozita gjeografike si dhe aspektet klimatike të Prishtinës. Por janë dy arsye të tjera të cilat lirojnë më shumë grimca e që pastaj për shkak të klimës mbesin më afër tokës”. “Njëra është ngrohja me thëngjill, e për të cilën po punojmë që brenda pesë vitesh e gjithë Prishtina të jetë e kyçur në ngrohje qendrore që është e vetmja mënyre e qëndrueshme e largimit të thëngjillit. Pjesa tjetër është trafiku. Meqenëse tani jemi në pandemi, atëherë rreziku nga sëmundjet respiratore është i lartë”. Udhëtimi me autobusët e Trafikut Urban në kryeqytet do të vazhdojë të bëhet me rregullat për mbrojtje nga COVID-19.