Nga sot Kosova ‘’vija të kuqe’’ edhe Gjermanisë – s’mund të vijnë nga këto shtete pa testin PCR

Nga sot Kosova ‘’vija të kuqe’’ edhe Gjermanisë – s’mund të vijnë nga këto shtete pa testin PCR

NULL NULL
1 muaj më parë

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ.

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së vendeve me rrezik të lartë infektimit, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ndërsa i referohet listës së publikuar në web-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Ndërsa Kosova vepron vepron në bazë të kësaj liste, e cila përditësohet vazhdimisht.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19 janë:

”Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia”.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vetizolim, njofton Klan Kosova.