Nga Sidnej në Londër pa vënë këmbën në aeroplan NULL NULL 04.01.2017 11:30 04.01.2017 11:30 Po që se nuk ju pëlqen të fluturoni por që doni të vizitoni Australinë, atëherë dëgjoni se si një burrë gjeti mënyrën që të udhëtojë nga Sidnej në Londër, pa vënë këmbën në aeroplan. Kjo gjë atij i morri dy vjet e gjysmë dhe i kushtoi 20 mijë funta. 29 vjeçari, Ty Dalitz la shtëpinë e tij në Melbourn në korrik të viti 2014, pas një basti të çmendur me shokët e tij, se ai nuk mund të shkonte në Londër pa aeroplan. Kështu që tash ata duhet të hanë fjalët e veta, pasi ai ka arritur në Londër të mërkurën e kaluar, me 28 dhjetor, pas 846 ditëve rrugë. Mënyra t që kishte zgjedhur Ly për të arritur në kryeqytetin britanik ka qenë lundrimi dhe parashutizmi, të cilat i ka përshkruar si aspak romantike. “Të lundroja nga një shtet në tjetrin as që e kisha paramenduar”, ka thënë ai. E gjatë kësaj kohë ai është përballur me klima të ndryshme duke lundruar nga një pjesë në tjetrën, duke vizituar fshatra dhe vende të ndryshme e duke u bërë dëshmitar i festivaleve dhe kulturave të ndryshme lokale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 5 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 5 days