Nga SHKK thonë se nuk kanë pasë urdhëresë për ta dërguar Enver Sekiraqën në seancën e sotme

Nga SHKK thonë se nuk kanë pasë urdhëresë për ta dërguar Enver Sekiraqën në seancën e sotme

NULL NULL
1 month më parë

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë se nuk kanë pasë asnjë urdhëresë për ta dërguar në seancën e sotme Enver Sekiraqën.

“Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, SHKK nuk ka pasur asnjë urdhëresë për ta dërguar sot në seancë personin në fjalë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sot ka dështuar seanca, ku Sekiraqa kishte për t’u gjykuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Shkak i dështimi të seancës së paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka qenë mungesa e të akuzuarit.