Nga Serbia vjen në Kosovë, çka tha kryediplomati suedez për Ohrin? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Serbia vjen në Kosovë, çka tha kryediplomati suedez për Ohrin?

NULL NULL
nga Njomza Pllana 20.04.2023 10:12
Tobias Billstrom

Kryediplomati i Suedisë, Tobias Billstrom, do të qëndrojë këtë të enjte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Billstrom do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Të dy kryediplomatët do të zhvillojnë një takim bilateral në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’i lënë vend më pas konferencës së përbashkët për media.

Pas Gërvallës, shefi i diplomacisë suedeze në orën 15:00 do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në 15:35 nga kryeministri Albin Kurti.

Ministri suedez vjen në Kosovë, pas vizitës që pati të mërkurën në Serbi nga ku edhe solli mesazhe për të dyja vendet.

Billstrom nga Beogradi deklaroi se Bashkimi Evropian pret që të zbatohen të gjitha dispozitat e marrëveshjes së arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ai deklaroi se Serbia i përket BE-së, e cila sipas tij është edhe partneri më i madh tregtar dhe se nuk ka alternativa të tjera përveç portit evropian.

“Presidenca suedeze e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendë, Serbia është e para në rrugën për t’i vizituar ato vende. Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht sigurinë e Evropës dhe unë pres që partnerët tanë të bien dakord me ne. Vendet në rajon janë partnerë thelbësorë në përpjekjet për të mbajtur një Evropë të qëndrueshme”, u shpreh Billstrom.

Kujtojmë se vizita e kryediplomatit suedez vlerësohet si e një rëndësie të veçantë pasi Parlamenti Evropian ia dha dritën jeshile heqjes së vizave për kosovarët më 18 prill teksa Suedia mban Presidencën e Bashkimit Evropian që nga 1 janari i këtij viti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.