Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që kërcënuan ushtarët e KFOR-it italian NULL NULL 28.02.2024 15:52 28.02.2024 15:52 Foto: Arkiv Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj kundër të pandehurve A.K dhe I.H, për shkak se kishin kanosur dhe ofenduar pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiqevë të Prizrenit. Në njoftimin e gjykatës thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti në një kafiteri në Lubiqevë. “Të dyshuarit kishin ofenduar dhe pastaj kishin kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do ti vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së dhe duke marr për bazë faktin se vepra penale për të cilën dyshohen ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim. Kundër këtij aktvendimi të gjykatës, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 5 orë më parë