Nga nesër s’ka më vetura pa stikersa NULL NULL 15.03.2023 17:47 15.03.2023 17:47 Që nga dita e nesërme, 16 mars, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme. Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, vlerëson se projekti në fjalë ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet. “Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës” vlerëson Mazreku. Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë./EO Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months