Nga nesër, Mali i Zi hap kufirin me Kosovën NULL NULL 14.08.2020 11:46 14.08.2020 11:46 Nesër, Mali i Zi do të hapë kufijtë e vet me vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, si mysafir i Televizionit Vijesti, raporton rtcg. Ai tha se sot do të mbahet një seancë elektronike e Organit Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive, në të cilën do të përcaktohen mënyrat e hyrjes në shtetin malazez. “Kushti për të hyrë në Mal të Zi ka shumë të ngjarë të jetë një test (anti COVID-19), por ne vetëm këtë do ta përcaktojmë”, tha Mugosa. Sipas tij, kjo u vendos që të hapen kufijtë me kërkesë të industrisë së turizmit. “Ne po shohim që situata në vendet e rajonit është duke u përmirësuar dhe po vlerësojmë gjithashtu barrën për Malin e Zi”, shpjegoi Mugosa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024