Lajmet e fundit
Unejsa Dërguti ka një talent të madh për muzikën.
Për pasionin e saj, ajo foli në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku tregoi edhe për hapat e parë në muzikë.
“Që nga mosha 9-vjeçare kam nis me këndu. Së pari kam fillu me piano, se më ka pëlqy si instrument, dhe tash e kam lënë pianon dhe jam fokusuar në këndim”, tha ajo.
Puna dhe talenti i saj tashmë janë shpërblyer edhe me pjesëmarrje në festivale të ndryshme.