Nga kabineti thonë se Konjufca u trajtua në QKUK, këta të fundit s’kanë njohuri NULL NULL 06.10.2022 15:20 06.10.2022 15:20 Ilir Kërçeli shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se ky i fundit është trajtuar në QKUK pas lëndimeve të pësuara në këmbë për të cilat do t ‘ia pamundësojnë pjesëmarrjen në seanca për 10 ditë. “Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, tha ai. Se Konjufca është trajtuar në QKUK tha edhe zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka. Ndërkohë, që nga drejtoria e Klinikës së Ortopedisë kanë konfirmuar për Klan Kosova se nuk kanë njohuri që Konjufca të jetë trajtuar atje. Kjo është bërë e ditur për Klan Kosova edhe nga burime brenda Klinikës së Emergjencës në QKUK. Lajmin se kryekuvendari Glauk Konjufca u lëndua dhe nuk do ta ketë të mundur të jetë i pranishëm në seanca për 10 ditë e bëri të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Lëndohet Konjufca, mungon për 10 ditë në seanca *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 12 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 26 minuta më parë