Lajmet e fundit

Qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe nga trevat shqiptare kanë vazhduar të mbërrijnë në Prishtinë për t’iu bashkuar protestës së sotme.
Gazetari Kastriot Tahiri ka raportuar se në mesin e qytetarëve që kanë ardhur për protestë ka edhe pjesëmarrës nga Gostivari.
Qytetarët kanë mbërritur me autobusë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe trevat shqiptare, ndërsa shumë prej tyre janë mbledhur në parkingjet e Prishtinës, prej nga do të vazhdojnë drejt sheshit.
Sipas Tahirit, pjesëmarrësit po kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, njofton Klankosova.tv
.
Protestuesit po mbajnë flamuj të UÇK-së, ndërsa protesta e thirrur me moton “Jo në emrin tim” pritet të nisë në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.