Nga fishekzjarrët, deri tek thyerja e pjatave – traditat e Vitit të Ri anembanë botës (FOTO) NULL NULL nga Genita Ukaj 31.12.2022 23:49 nga Genita Ukaj 31.12.2022 23:49 Më 31 dhjetor, festimet fillojnë anembanë botës, diku më herët e diku më vonë, për shkak të dallimeve kohore. Viti i Ri shënohet me qëllim të festimit për përmbylljen e një viti dhe fillimin e një viti tjetër. Fishekzjarrët, pijet e ushqimet e ndryshme, janë disa nga elementet e një mënyre të zakonshme të të festuarit të kësaj feste. Por, vendet e ndryshme në botë, kanë forma të ndryshme të të shënuarit këtë ditë. Klan Kosova ju sjell më poshtë traditat e ndryshme: Shfaqje të mëdha fishekzjarrësh Një nga mënyrat më të njohura për të festuar hyrjen e Vitit të Ri është një shfaqje e madhe fishekzjarrësh. Këto ndodhin në të gjithë botën në mesnatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Një shfaqje e mahnitshme fishekzjarrësh zhvillohet në Oklend Sky Tower në Zelandën e Re, ndër vendet e para që feston ardhjen e vitit të ri, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Kanada dhe Rio de Janeiro. Thyerja e pjatave Thyerja e pjatave është traditë e vitit të ri në Danimarkë. Nëse do të gjeje pjata të thyera në pragun e derës së shtëpisë, do të ishte gjë e mirë. Kjo është pikërisht ajo që njerëzit në Danimarkë shpresojnë të gjejnë pas mesnatës, pasi do të thotë fat i mirë. Danezët në mesnatë thyejnë pjata edhe tek dera e ndonjë miku, si shenjë e fatit të mirë për vitin i cili vjen. Ngrënia e thjerrëzave Në Brazil, ekziston një traditë për të ngrënë thjerrëza (fasule e të ngjashme) në natën e Vitit të Ri, pasi këto përfaqësojnë fat të mirë. Pra, brazilianët hanë thjerrëza, për të pasur një vit të mbarë. Rënia e topit Në Nju Jork në ShBA, Times Square është qendra e numërimit prapa në mesnatë. Por, gjëja që të gjithë mezi presin është ajo që njihet si ‘rënia e topit’, që është kur një top që shkëlqen ulet poshtë një shtize të madhe flamuri, për të sinjalizuar fillimin e Vitit të Ri. Si rezultat, qytetet e tjera në ShBA tani kanë traditat e tyre të hedhjes së gjërave të ndryshme në natën e Vitit të Ri. Për shembull, në Vincennes në Indiana, njerëzit hedhin shalqinj nga lart. Ngrënia e rrushit Kur në Spanjë arrin mesnata, njerëzit do t’i shihni atje duke ngrënë rrush, për shkak se atje kjo gjë është traditë. Ideja e ngrënies së rrushit është se spanjollët besojnë se kjo do t’iu sjell fat në 12 muajt e ardhshëm. Veshja e ariut Në Rumani, ekziston një traditë që njerëzit të vishen si arinjë që vallëzojnë për të larguar çdo shpirt të lig. Fëmijët rumunë mund të shihen duke u veshur si arinjë për të festuar Vitin e Ri, kjo sepse sipas tyre arinjtë janë në gjendje të mbrojnë e shërojnë njerëzit. Rënia e këmbanave Disa vende, si Japonia dhe Koreja e Jugut, fillimin e Vitit të Ri e shënojnë me rënien e këmbanave Në Japoni, këmbanat bien 108 herë, kështu që i gjithë vendi kaplohet nga një zhurmë e madhe. Hedhja e mobiljeve të vjetra Në Johanesburg të Afrikës së Jugut, njerëzve u pëlqen ta nisin Vitin e Ri me gjëra ta reja. Ata e bëjnë këtë duke hedhur mobiljet e vjetra nga dritarja. Ecja me valixhe bosh Në disa vende të Amerikës së Jugut, mund të shohësh disa njerëz natën e Vitit të Ri duke ecur vërdallë me një valixhe bosh. Disa besojnë se të bësh atë që quhet “shëtitje me valixhe” do të thotë se mund të të pres një vit me plot aventura. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.