Lajmet e fundit

Qytetarët e Dragashit i janë bashkuar protestave që u mbajtën anembanë Kosovës në mbështetje të çlirimtarëve, duke përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, platforma "Liria ka emër" ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur gjatë pasdites në Dragash, transmeton Klankosova.tv.
Në postim thuhet se Dragashi ishte një nga zonat nëpër të cilat UÇK-ja kalonte shpesh gjatë luftës, veçanërisht për furnizime.
"Nga Dragashi të cilin UÇK e eci aq shpesh gjatë luftës për shkak të furnizimeve, qytetarët thonë - JO NË EMRIN TIM", thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.