13:04, 14 Mars 2019

Elefantët janë pa dyshim një nga krijesat më madhështore që ecin në Tokë.

Pavarësisht se janë rreth 3m dhe peshojnë afërsisht 6000kg ata njihen për ndjeshmërinë dhe lidhjet e forta me njerëzit.

Për fat të keq, ka njerëz në botë që natyrën dhe kafshët i shohin vetëm për fitime personale, transmeton Klan Kosova.

‘Save the Elephants’ raporton se një hulumtim i kryer në mes të viteve 2002 dhe 2011 vlerëson se raca  e elefantëve pyjor në botë është zvogëluar për 62%.

Organizata gjithashtu raporton se kërkesa në rritje për fildish në Lindjen e Largët është arsyeja kryesore e gjuetisë ndaj këtyre elefantëve.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë