Nga beteja për Scudetto deri te duelet për Champions. E premtja rezervon sfida të rëndësishme në Serie A - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga beteja për Scudetto deri te duelet për Champions. E premtja rezervon sfida të rëndësishme në Serie A

NULL NULL
nga Andi Shabani 07.04.2023 12:23

Interi, Napoli dhe Milani luajnë një pjesë të mirë të sezonit këtë të premte në Serie A.

Me një sy nga mesjava e Champions League, kjo treshe e ekipeve italiane ende nuk i kanë mbyllur llogarit në kampionat.

Napoli duket më e relaksuar pasi shampanja e Scudettos është gati për tu hapur por ata duhet të japin një përgjigjje pas asaj disfate të rëndë nga Milani javën e fundit.

E dy ekipet nga Milano kanë ende rrugë për të bërë deri sa ta sigurojnë zonën Champions në fund të kampionatit.

E premtja në Serie A nis nga ora 17:00 me ndeshjen Salernitana  – Interi.

Nga ora 19:00, Lecce e pret Napolin, kurse mbrëmja mbyllet me duelin Milan – Empoli që fillon në ora 21:00.