12:54, 19 Gusht 2019

Fluturimet kanë operuar normalisht megjithë grevën njëorëshe të mbajtur nga punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”.

Kështu njoftojnë nga zyra për media e këtij institucioni, ku thonë se telashe ka pasur me shiritin e valixheve që theksojnë se është aktivizuar nga dikush qëllimshëm në atë periudhë, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se sindikata e punëtorëve është duke refuzuar që të zhvillojë takime me personin e caktuar për të biseduar për kërkesat e tyre.

“Poashtu duke iu përgjigjur kërkesave të sindikatës edhe pse me shkrim i kemi njoftuar për secilën veç e veç, ne përsëri ju njoftojmë se sa i përket kërkesës së dialogut me menaxhment qysh nga flilimi kemi caktuar Menaxherin e Lartë të Burimeve Njerëzore për komunikim me sindikatë mirëpo këta të fundit vazhdojnë ta injorojnë pozitën e tij dhe hezitojnë të takohen me të duke e quajtur atë si ulje të nivelit të bisedimeve”, ka shkruar ajo.

Konkurs Pune

Lexo më shumë