Nga 48 parti, vetëm një nuk e dorëzon raportin e shpenzimeve vjetore NULL NULL 28.05.2020 15:00 28.05.2020 15:00 Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është bërë e ditur se nga 48 parti politike të regjistruara, vetëm një nuk ka dorëzuar në afatin e paraparë raportin e shpenzimeve vjetore. Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të vitit 2019 ka qenë data 1 mars 2020. Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK) është emri i partisë politike e cila është gjobitur me 1,000 euro bazë, si dhe me gjobë ditore prej 0.01% të kësaj shumë për secilën ditë vonesë deri në dorëzimin e raportit vjetor financiar./ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë