Neymar s’largohet pa ia gjetur zëvendësuesin, thotë trajneri i PSG NULL NULL 19.08.2019 09:12 19.08.2019 09:12 Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka përjashtruar mundësinë e largimit të yllit të skuadrës Neymar. Ai ka thënë se braziliani nuk do të mund të largohet pa e gjetur klubi zëvendësuesin e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. “Ai nuk do të largohet pa e gjetur pasuesin e tij, nuk është i mundur largimi”, ka thënë Tuchel pas takimit me Rennes që e humbën 2:1. “Është e qartë, nëse ai do të qëndrojë është lojtar që mund të na ndihmojë që të fitojmë”. “Është e qartë në kishim mungesë shpërthimi. Kishte pak situata ku kishim hapësirë dhe nuk ishim vendimtar”, ka thënë ai për ndeshjen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025