12:42, 16 Korrik 2019

Neymar e ka theksuar edhe njëherë se dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germain, edhe pse klubi dëshiron ta bindë që të qëndrojë.

Në bazë të disa raportimeve, braziliani është takuar me drejtorin sportive të PSG-së, Leonardon, për ta diskutuar të ardhmen e tij, pas spekulimeve që e lidhin me një rikthim te Barcelona.

Ndërkaq, Sky Sports thotë që klubi nga Ligue 1 ka tentuar që t’ia ndryshojë mendjen sulmuesit, mirëpo ky i fundit e kishte qartësuar se do largimin nga kryeqyteti francez pa thënë se ku do që të transferohet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë