Neymar do të mungojë deri në tetë javë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës

Neymar do të mungojë deri në tetë javë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës

NULL NULL
2 months më parë

Neymar nuk do të luajë më për Paris Saint-Germain në vitin 2021, me konfirmimin se sulmuesi braziluan do të mungojë deri në tetë javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

29-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha me barelë pasi u lëndua gjatë ndeshjes me Saint-Etienne në Ligue 1.

Raportet në Francë ishin të shpejtë për të sugjeruar se superylli i Amerikës së Jugut do të mungojë deri në janar, dhe kështu do të jetë.

PSG e kishte përmbysur rezultatin ndaj Saint-Etienne për të udhëhequr 2-1 në fund të pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë parisienët e shënuan edhe golin e tretë për të vulosur fitoren.

PSG ka thënë në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit: “Ekzaminimet e kryera konfirmojnë se Neymar Jr vuan nga një ndrydhje e këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve”

“Pritet një mosdisponueshmëri prej 6 deri në 8 javë. Një vlerësim i ri do të bëhet në 72 orë për të specifikuar rikuperimin”.