Neymar dhe Bartomeu përball gjykatës NULL NULL 17.06.2015 19:46 17.06.2015 19:46 Ylli i Barcelonës, Neymar pritet të përballet me gjykatën në lidhje me transferimin e tij. Ai akuzohet bashkë me babain dhe agjentin e tij se nuk e deklaruan shumën e mjeteve për të cilat ai kaloi nga Santsoi në Barcelonë. Për këtë çështje javë më parë edhe vet klubi ishte thirrur nga gjykata. Neymar në vitin 2013 kaloi në Barcelonë për shumën prej 57 milionë euro. Sipas hetimeve klubi katalonas ka paguar për brazilianin 83.3 milionë euro, ndërsa nuk u deklarua kjo shumë si e tillë për arsye të shmangies së tatimit. Për të vërtetuar çmimin e vërtet të lojtarit kjo gjykatë u angazhua që të pyes dhe të vërtetoj ofertat e klubeve tjera evropiane të cilat i kanë bërë për të, në mënyrë që të shihet se sa ka qenë vlera e tij. Ndër klubet që u pyetën ishin: Chelsea, Manchester City, Real Madrid Bayern Munich etj. Hetimet e bëra në lidhje me rastin e transferimit të Neymar kanë bërë që vitin e kaluar të jap dorëheqje nga posti i presidentit të klubit Sandro Rosell. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë