22:17, 23 Tetor 2019

Analisti Nexhmedin Spahiu ka reaguar në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 6 tetorit, ku për shkak të rezultateve të publikuara, ai thotë se ka një problem që KQZ duhet ta zgjidh.

Spahiu përmendi si më problematike çështjen e mospërputhjes së votave në veri të vendit me numrin e letërnjoftimeve të lëshuar, njofton Klan Kosova.

”Pamje e tmerrshme për një proces zgjedhor. Nuk jam në dijeni se çfarë po ndodhë por është e vështirë të besohet për institucionet tona kur flasim për këso gjërash”.

”Duhet të koncentrohemi rreth ecurisë së procesit zgjedhor në tërësi. Ka gjëra më të rëndësishme sepse në veri kemi më shumë vota sesa numër të letërnjoftimeve”.

”Si kanë mundur të votojnë nëse s’kanë pasur letërnjoftime të Kosopvës nëse KQZ ka nxjerrë rregulloren që pa letërnjoftim s’mund të votohen”.

”Edhe në 4 komunat veriore dihet sa letërnjoftime janë e sa janë vota, nëse ka një votë më tepër sesa ka letërnjofitme po bëhet fjalë për shumë më shumë vota se letërnjoftime”.

”Mospërputhjet në formularë është çështje që KQZ ish dashur t’i anulojë zgjedhjet në vendvotime”.

”Nuk është me rëndësi që zgjedhjet të shkojnë në vendet shumicë. Javën e kaluar ishim në një konferencë shtypi në Beograd dhe aty u shtua që të mos ketë asnjë deputet nga Lista Serbe në mënyrë që Albin Kurti të mos marrë dikë tjetër në Qeveri”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë