Nexhat Dedia, drejtor i minierës me flotacion - Rafet Ibishi u.d. i zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Trepçë

Nexhat Dedia, drejtor i minierës me flotacion – Rafet Ibishi u.d. i zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Trepçë

NULL NULL
2 muaj më parë

Sot në mbledhjen e mbajtur nga bordi mbikëqyrës dhe drejtorët e njësive të Trepça Sh.A. janë emëruar dy persona në pozita të larta të menaxhuese në Trepçë.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta merr vesh se Nexhat Dedia është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të minierës me floatacion dhe Rafet Ibishi është emëruar ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Trepçë.

“Sot është mbajtur një mbledhje e rregullt e bordit të përkohshëm ku në njërën nga pikat e rendit të ditës është emëruar Nexhat Dedia u.d i udhëheqësit të njësisë biznesore minierat me flotacion Trepça Stanterg. Po ashtu është emëruar edhe Rafet Ibishi u.d i zëvendëskryeshefit” ka thënë ky burim për klankosova.tv.

klankosova.tv