Newcastle synon transferimin e Gordonit NULL NULL 24.01.2023 19:16 24.01.2023 19:16 Newcastle ka zhvilluar bisedime për një lëvizje për sulmuesin e Evertonit, Anthony Gordon. ‘Magpies’ po kërkojnë të zëvendësojnë sulmuesin Chris Wood, i cili u largua për në Nottingham Forest javën e kaluar. Edhe pse nuk është një zëvendësues i ngjashëm me të, Newcastle e sheh 21-vjeçarin Gordon si një lojtar që mund të operojë në një numër pozicionesh në vijën e parë të sulmit. Mendohet se një ofertë prej rreth 40 milionë funtesh mund ta bind Evertonin për ta shitur. Gordon nuk ishte i pranishëm në terrenin stërvitor të “Finch Farm” të Evertonit të martën, por nuk është e qartë nëse mungesa e tij lidhej me interesimin e Newcastle. Situata menaxheriale e Evertonit e ndërlikon disi këtë lëvizje – Frank Lampard u shkarkua të hënën dhe çdo trajner i ri mund të dëshirojë ta mbajë Gordonin. Gjatë merkatos së verës së kaluar, Chelsea zhvilloi bisedime të nivelit të lartë me Everton për disponueshmërinë e Gordonit. Më pas ai u pa si një nga objektivat kryesore të Thomas Tuchel dhe Chelsea ishte gati të paguante 60 milionë funte për ta sjellë atë në “Stamford Bridge”. Gordon ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale në “Goodison Park”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.