Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Newcastle, Evertoni dhe Hatayspor shprehin ngushëllime për vdekjen e Atsus

NULL NULL
18.02.2023 12:07

Newcastle United, Everton dhe Hatayspor, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit ganez, Christian Atsu, trupi i të cilit u gjet pa shenja jete nën rrënojat e banesës së tij në Turqi, pothuajse dy javë pas tërmetit vdekjeprurës.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi i sotëm se Christian Atsu është gjetur i vdekur. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë, kolegët në Hatayspor dhe të gjithë të prekur nga kjo ngjarje tragjike që ka marrë kaq shumë jetë”, tha Evertoni në një deklaratë.

Klubi i tij turk Hatayspor tha se funerali i Atsu do të mbahet në Ganë.

“Paqja qoftë mbi ty, njeri i bukur. Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë.”

“Një lojtar i talentuar dhe një person i veçantë”, ka postuar Neëcastle në Twitter.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.