Lajmet e fundit

Newcastle United ka marrë “po”-në e Mattias Fernandez-Pardo, i cili ka dhënë këtë pasdite dakordësinë për t’u transferuar te Magpies.
Sipas raportimeve, marrëveshja me Lille vlerësohet në 65 milionë euro, përfshirë bonuset.
Fernandez-Pardo do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez, duke u bërë një tjetër përforcim i rëndësishëm për Newcastle.
Një rol të veçantë në vendimin e lojtarit ka pasur edhe trajneri Matthias Jaissle. Pardo ka zgjedhur projektin e Newcastle pikërisht falë besimit të krijuar nga trajneri gjerman, i cili raportohet të ketë qenë vendimtar në zgjedhjen e tij./ Klanksova