New York-u qyteti më emocionues në botë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

New York-u qyteti më emocionues në botë

NULL NULL
21/05/2015

Si një nga qytetet më emocionues dhe më të mrekullueshëm në botë, New York ka disa destinacione turistike tërheqëse të cilat nuk duhet humbur për asnjë arsye kur vizitoni këtë qytet për herë të parë ose të dytë.

Anija për në Staten Island. Falas: Doni të shikoni statujën e lirisë, por nuk jeni mirë me buxhetin? Pa problem mund të ngjiteni në bordin e anijes së Staten Island për një kosto prej 0 dollarësh. Për 20 minuta do të arrini ishullin dhe do të hipni një tjetër anije kthimi krejt falas.

Ura Brooklyn: Tani më e famshme se asnjëherë tjetër, ura e Brooklyn është një nga atraksionet që e humbasin shumë prei vizitorëve, mos u bëni një prej tyre.

Century 21 :Nëse doni të bëni shooping, por ju trembin çmimet e larta të këtij qyteti atëherë kaloni nga Century 21 për çmime të përballueshme.

HBO Festivali Veror i Filmit: Nga muaji qershor deri në gusht Parku Bryant zhvillon Festivalin Veror të Filmit HBO. Aty keni mundësi të hyni falas të hënave dhe portat hapen në orën 17:00, prandaj sigurohuni të shkoni shpejt për të siguruar karrigen tuaj.

Mos harroni të bëni foto në secilën prej tyre.