New York: Gruaja shtyn një grua tjetër drejt trenit që po lëvizte (VIDEO) NULL NULL 05.10.2021 16:02 05.10.2021 16:02 Policia e New Yorkut ka publikuar disa pamje ku një grua shihet duke u ngritur nga një ulëse dhe duke shtyrë një grua tjetër drejt trenit në lëvizje. Siç raporton Fox News, e dyshuara, e përshkruar nga policia si një grua në të tridhjetat. Pamja e gruas tjetër nuk shihet në video, por raportohet se ajo është një 42-vjeçare. Sipas policisë tha se gruaja nuk ka rënë mbi binarë, por forca e shtyrjes nga personi tjetër e ka përplasur për treni dhe më pas është kthyer përsëri në platformë. Ajo u dërgua në spital me lëndime në fytyrë. Policia tha se lëndimet janë serioze, por jo që e rrezikojnë jetën e gruas. Hetuesit i morën në pyetje dëshmitarët, por e dyshuara e paidentifikuar nuk është gjetur deri të hënën. Autoritetet kanë publikuar një numër telefoni ku qytetarët mund të ofrojnë të dhëna në lidhje me këtë rast, nëse kanë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.