New Basket në finale me Borën NULL NULL nga Endrit Zogaj 16.02.2023 15:34 nga Endrit Zogaj 16.02.2023 15:34 Ekipi i New Basket kaloi në finale të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës pasi triumfoi ndaj skuadrës së Dritës, me rezultat të thellë 109-87. Më i dalluari në këtë ballafaqim ishte Jashawn Brooks nga klubi fitues me 50 pikë 10 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa tek “Intelektualët” më i miri ishte Nart Llapashtinca me 27 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime. New Basket në finale do të përballet me ekipin e Borës e cila dje e eleminoi Istogun. Dueli mes tyre zhvillohet të premten nga ora 14:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Ndeshja transmetohet në Artmotion.