Neville: Klopp s’është magjistar NULL NULL 16.10.2015 21:31 16.10.2015 21:31 Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit është shprehur i habitur me gjithë atmosferën që po e rrethon arritjen e Jurgen Kloppit në Liverpool. Gary Neville e ka paralajmëruar Liverpoolin që menaxheri i ri, Jurgen Klopp, nuk është magjistar, duke iu referuar gjithë reagimeve pasi gjermani mori drejtimin e klubit nga Anfield Road. Klopp është lavdëruar shumë nga ish-lojtarë dhe lojtarët aktual të Liverpoolit qëkur u dha lajmi se ai do ta pasonte Brendan Rodgersin. Por Neville beson se këta janë të parakohshme pasi sfidat me të cilat do të përballet gjermani janë të mëdha. “Nuk dua që të jem ai që prishë festën, por atmosfera e krijuar rreth arritjes së Jurgen Kloppit mund t’i përplaset në fytyrë atij dhe skuadrës”. “Ai ende nuk e ka dëshmuar veten në Angli, gjë të cilën janë duke e thënë pak veta”. “E kuptoj gëzimin, por mendoj se secili duhet të dëshmohet. Të mos krijojmë figura magjike”. “Me siguri edhe ai mendon që duhet t’i jepet kohë për ta gjykuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.