Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neuer zgjat kontratën me Bayernin

NULL NULL
28.11.2023 16:54

Bayern Munich ka njoftuar se portieri Manuel Neuer ka vazhduar kontratën me klubin.

Kapiteni i Bayernit ka zgjatur kontratën edhe një vit. 37-vjeçari do të qëndrojë në “Allianz Arena” deri në vitin 2025.

Veç Neurit, edhe portieri i dytë, Sven Ulreich e ka zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër, deri në korrik të 2025.

Neuer është rikthyer së fundmi në skuadër pas gati një viti pas një dëmtimi të marrë gjatë pushimeve.

“Jam i lumtur që do të qëndroj në FC Bayern edhe për një vit. Pas dëmtimit tim të gjatë, jam rikthyer sërish në sulm”.

“Më pëlqen shumë të jem në fushë me këtë ekip. Jam i bindur se së bashku me tifozët mund të arrijmë qëllimet tona të mëdha në vitet e ardhshme – dhe sigurisht kjo përfshin finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih në vitin 2025”.

Neuer është pjesë e bavarezëve nga viti 2011, teksa nga ajo kohë ka bërë 494 paraqitje për klubin dhe ka fituar 11 tituj të Bundesligës dhe dy Liga të Kampionëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.