Netflix heq episodin e një komedie pas ankesës së Arabisë Saudite NULL NULL 02.01.2019 10:12 02.01.2019 10:12 Netflix konfirmon se ka hequr nga shërbimi i saj një episod të një komedie satirike që kritikon Arabinë Saudite. “Episodi i dytë i “Patriot Act”, me komedianin Hasan Minhaj, u hoq pas një ankese zyrtare nga Mbretëria”. “Ne mbështesim lirinë artistike në mbarë botën dhe hoqëm këtë episod vetëm në Arabinë Saudite. Heqja e episodit erdhi pasi kemi marrë një kërkesë të vlefshme ligjore dhe në përputhje me ligjin vendës”, tha Netflix në një deklaratë. Në episodin që u hoq, Minhaj kritikon Princin e Kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Në ‘Patriot Act’, komediani Minhaj gjithashtu kritikon përfshirjen saudite në konfliktin në Jemen. Episodi i hequr nga Netflix mund të shihet në pjesë të tjera të botës, dhe në Arabinë Saudite në YouTube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024