Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netët magjike të kërcimit në KlanArena – Prishtina Dance Week vazhdon me spektakël (VIDEO) 

NULL NULL
14.03.2025 09:52

Festivali më i madh i kërcimit në rajon, Prishtina Dance Week, ka nisur me shumë energji dhe do të vazhdojë edhe për katër net të tjera plot ritëm dhe pasion.

Sipas organizatorit Rron Haxhislami, edicioni i këtij viti sjell një numër të madh instruktorësh ndërkombëtarë, me një përqendrim të veçantë nga Zvicra, vend ku jeton një komunitet i madh shqiptar.

“Kemi gjashtë instruktorë profesionistë që do të mbajnë punëtori dhe mësime për kërcim, duke sjellë energji dhe teknika të reja për të gjithë pjesëmarrësit”,  thotë ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për adhuruesit e kërcimit, workshop-et do të mbahen çdo ditë nga ora 18:00 deri në 21:00, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga më të mirët në këtë fushë.

Ndërsa për ata që duan të shijojnë një atmosferë të elektrizuar, netët festive dhe performancat e kërcimit do të nisin nga ora 22:00 dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit./Klankosova.tv.

E gjithë kjo magji ndodh në KlanArena – gati për të kërcyer?

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.