Netanyahu thotë se kthimi i pengjeve është një mision “i shenjtë dhe suprem” NULL NULL 21.11.2023 12:28 21.11.2023 12:28 Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e quajti kthimin e izraelitëve të marrë peng nga Hamasi më 7 tetor një “mision të shenjtë dhe suprem”, në një deklaratë të martën, ndërsa ai përballet me zemërimin në rritje nga anëtarët e familjes për ritmin e ngadaltë të përparimit në sigurimin e lirimit të tyre. “Kthimi i pengjeve tona është një mision i shenjtë dhe suprem – për të cilin jam i përkushtuar. Ne nuk do të heqim dorë nga misioni për t’i kthyer ata dhe është përgjegjësia ime si dhe e kabinetit të luftës,” tha ai. Netanyahu e lëshoi deklaratën pasi ai dhe kabineti i tij i luftës u takua me familjarët e pengjeve të hënën, duke thënë se ata “janë gjithmonë në zemrën time dhe udhëheqin veprimet e mia”. Kryeministri premtoi se nuk do të ndalojë së luftuari derisa qeveria izraelite t’i kthejë në shtëpi dhe të shkatërrojë Hamasin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Filipinet goditen nga një tërmet me magnitudë 7.5, shkakton paralajmërime për cunami 02/12/2023