Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu: Lufta 12-ditore kundër Iranit hapi mundësi të gjera rajonale

NULL NULL
29.06.2025 20:16

Para se Benyamin Netanyahu të fillonte mbledhjen e tij të mbrëmjes së kabinetit ai vizitoi një strukturë të Shin Bet në Izraelin jugor.

Netanyahu tha se lufta 12-ditore kundër Iranit hapi “shumë mundësi të reja”, duke përfshirë “mundësi të gjera rajonale”.

“Sigurisht, do të na duhet të zgjidhim edhe çështjen e Gazës, të mposhtim Hamasin, por vlerësoj se do t’i arrijmë të dyja detyrat, por përtej kësaj, hapen mundësi të gjera rajonale”, shtoi ai.

Kryeministri i Izraelit po takohet me ministra, ndihmës dhe oficerë për të diskutuar përparimin e vendit të tij në Gaza, si dhe një marrëveshje për pengjet, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.