Lajmet e fundit

Seanca konstituive e Kuvendit do të vijojë nesër, me pikë të rendit të ditës zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seancën e ka thirrur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut nga radhët e PDK-së, transmeton Klankosova.tv.
Në seancën e kaluar, LVV-ja abstenoi për Çitakun, ndërsa PDK-ja njoftoi se nuk do të marrë pjesë më në seancat konstituive, LDK-ja, ndërkaq, ka kërkuar që fillimisht të votohet kandidati i PDK-së e më pas ai i saj.
LVV-ja sonte njoftoi se do t’i votojë si Çitakun, si dhe Kujtim Shalën e LDK-së, duke shpresuar që ata të mos bllokojnë procesin e zgjedhjes së presidentit.
Mbetet të shihet nëse PDK-ja dhe LDK-ja do të marrin pjesë në seancën e nesërme e caktuar të nisë në orën 10:00.