Nesër themelohet Departamenti për Krime Lufte në Prokurori - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër themelohet Departamenti për Krime Lufte në Prokurori

NULL NULL
12/05/2015
Këshilli Prokurorial i Kosovës nesër ka paraparë të mbajë takimin e radhës, ku përveq të tjerash pritet të vendoset për themelimin e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës, si dhe do të diskutohet për raportin e prokurorëve që ligjërojnë në universitetet private.

Gjithashtu, pritet të caktohet edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

Pikë e rendit të ditës do të jenë edhe plotësim ndryshimi i komisionit për emërimin e tre prokurorëve në PSRK, plotësim ndryshimi i komisionit për vlerësimin e përformancës së prokurorëve, diskutimi për rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, themelimi i komisionit për hartimin e rregullores për emërimin e kryeprokurorëve, si dhe themelimi i komisionit për hartimin e rregulloren për avancim të prokurorëve.

Po ashtu, do të diskutohet për lejen për të vazhduar studimet master në Amerikë për 2 prokurorë, caktimin e përfaqësuesit ligjor për përfaqësim në gjykata për KPK-në dhe PSH-në, rastet e Hilmia Zhitija dhe BIRN, vendimin për pagesën e shtesave në mënyrë retroaktive, për muajin mars dhe prill, për prokurorët e PSRK-së dhe stafin mbështetës, rritjen e numrit të prokurorëve në ZKPSH dhe shpalljen e konkursit për prokurorë në këtë zyrë.

Në këtë mbledhje të këshillit është paraparë të diskutohet edhe për raportin e mekanizmit përcjellës për harmonizimin e raporteve statistikore për veprat penale karakteristike për vitin 2014, si dhe raportin analitik lidhur me veprat penale karakteristike për vitin 2013 dhe 2014.