
Nesër fillon Kampionati i Kosovës U18 në Beach Volley.
Federata e Volejbollit të Kosovës, ka njoftuar se më 8 dhe 9 gusht do të mbahet kjo ngjarje, përcjell Klan Kosova.
“Për dy ditë radhazi në Holiday Resort do të zhvillohen garat e meshkujve dhe femrave në grupmoshën U18, duke hapur kalendarin e garave në Kampionatin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë.